Aktivitet trajnues me temë: “Kufijtë e shqyrtimit të çështjes nga gjykata administrative"

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës, po zhvillon në datë 16 dhjetor 2024, aktivitetin trajnues me temë: 

“Kufijtë e shqyrtimit të çështjes nga gjykata administrative. Kuptimi i vlerësimit të çështjes sipas situatës ligjore dhe faktike ekzistuese në kohën e kryerjes së veprimit administrativ apo në kohën e marrjes së vendimit. Ushtrimi i diskrecionit nga organi publik dhe kufijtë e shqyrtimit të tij nga gjykatat administrative. Kontrolli gjyqësor mbi (dis)proporcionalitetin e ndërhyrjes së organit publik, si dhe ndaj veprimeve administrative të kryera nga organet “quasi gjyqësore”. Hetimi gjyqësor në raport me hetimin administrativ në gjykimin e kësaj kategorie të çështjeve, në vështrim të nenit 37 të ligjit nr. 49/2012”.

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspert: Z. Sokol Sadushi, Znj. Altina Nasufi

Lehtësues: Z. Sokol Ibi

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është analiza e kufijve të shqyrtimit të çështjes nga gjykata administrative, shmangies së dyzimit për referimin në ligjin e zbatueshëm për zgjidhjen e çështjes, hapësirës së vlerësimit të diskrecionit të organit publik si dhe të proporcionalitetit të masës, që synohet të arrihet në konsolidimin e praktikës gjyqësore.

Gjatë këtij aktiviteti po trajtohen tema të ndryshme si:

  • Kuptimi i vlerësimit të çështjes sipas situatës ligjore dhe faktike ekzistuese në kohën e kryerjes së veprimit administrativ apo në kohën e marrjes së vendimit.
  • Ushtrimi i diskrecionit nga organi publik dhe kufijtë e shqyrtimit të tij nga gjykatat administrative. 
  • Kontrolli gjyqësor mbi (dis)proporcionalitetin e ndërhyrjes së organit publik, si dhe ndaj veprimeve administrative të kryera nga organet “quasi gjyqësore”.
  • Hetimi gjyqësor në raport me hetimin administrativ në gjykimin e kësaj kategorie të çështjeve, në vështrim të nenit 37 të ligjit nr. 49/2012",
  • Diskutim i ligjit dhe i rasteve praktike referuar vendimeve gjyqësore, etj. 

Pjesëmarrës në këtë aktivitet trajnues janë gjyqtarë të gjykatave administrative si dhe avokat shteti.

Gjeni quizet në linqet më poshtë:

https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/kazus-1-16-12-24/

https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/kazus-2-16-12-24/

https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/kazus-3-16-12-24/